|
|
|
|
|
|
Kondi: Presidenti vonoi ndërrimin e kreut të Kushtetueses
Shih video
This text will be replaced
|
|
Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Thimio Kondi ka komentuar debatin që ka përfshirë institucionin e Presidentit të Republikës mbi emërimin e kreut të ri të Gjykatës Kushtetutese, mandatin e këtij të fundit dhe hapsirën kushtetutese që ka kreu i shtetit në këtë proces. Kondi sjell për analogji rastin e tij kur në 4 qershor të vitit 2008, u largua nga detyra e kryegjyqtarit të lartë për shkak të përfundimit të mandatit të tij kushtetues.
Viktor Gumi deputet i PD, anëtar i komisionit parlamentar të ligjeve, thotë se interpretimi i ligjit themelor të çon në logjikën e pastër se Presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën. Për Kondi duket i pa vlerë arsyetimi i shtyrjes në kohë i këtij procesi për shkak të mungesës së kompletimit me anëtarë, të anëtarëve të Gjykatës Kushtetutese, në një kohë kur katër prej tyre u ka përfunduar mandati kushtetues.
Gumi sjell një tjetër arësyetim kur thotë se vetë ligji themelor nuk e detyron presidentin të zgjedhë mes 9 anëtarëve, çfarë nënkupton se ai mund ta kishte zgjedhur kreun e ri dhe ndër pesë gjyqtarët me mandat.
Mandati kushtetues 3-vjeçar i kryetarit të Gjykatës Kushtetutese përfundoi në 4 qershor të 2010. Presidenti i Republikës ka deklaruar se zëvendësimin e kreut aktual Vladimir Kristo, duke e lënë në këtë fundit në detyrë, do ta bëjë në muajin shtator. Një deklarim, që ka nxitur reagime të ashpra të mazhorancës, e cila e ka cilësuar këtë një akt të paprecendentë, shkelje të Kushtetutës, duke propozuar madje dhe thirrjen e kuvendit në seancë të jashtëzakonshme, për të garantuar fuksionimin normal të këtij institucioni të rëndësishëm siç është Gjykata Kushtetuese.
|
|
| Lajme të tjera |
|
|
| - Arkiv - |
|
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|
 |
04:30 LUMTURIA E EMES film
06:00 KUTIA R
06:59 ALDO MORNING SHOW LIVE
09:00 LAJME FLASH
10:05 E PREFERUARA R, ep.35
11:05 PRINCI I BELAIR R, ep.7
11:30 MARATONA 5 em.38 R
12:00 LAJME
12:15 SUMMERLAND ep.25/1
13:05 SKUADRA E RE ep.12 R
13:55 OPINION R
15:30 LAJME & MOTI
16:05 E PREFERUARA ep.36
17:00 LAJME
17:15 PRINCI I BELAIR ep.8
17:45 MARATONA 5 em.39
18:20 TAKIMI I PASDITES LIVE
19:30 LAJME & MOTI
20:05 KUTIA LIVE
21:00 OPINION LIVE
23:00 LAJME & MOTI
23:35 NE MENDJE TE KRIMIT film
01:05 SKUADRA E RE ep.12
02:00 OPINION R
03:00 TAKIMI I PASDITES R |
 |
|
|
 |
|
|
|
 |