Lajme > Aktualitet  
Turizmi Malor, në përfundim rruga drejt Valobonës
Përfundon asfaltimi i 16 km të segmentit rrugor Bajram Curri –Margegaj – Dragobi, pjesë e rrugës turistike Bajram Curri – Valbonë me nje gjatësi totale 27 km. Ndërkohë që në pjesen e mbetur, Dragobi – Valbonë prej 11 km kanë mbaruar punimet e trasesë së rrugës dhe pritet të fillojë asfaltimi. Rruga është e ndërtuar sipas të gjitha standardeve, me një gjatësi 6 m, me 2 kalime. Gjatë inspektimit, ministri Olldashi, theksoi se ritmet e punimeve janë shumë të mira në të dy këto segmente të rëndësishmë për vendin.
Olldashi: “Ritmet e punimeve janë shumë të mira si në rrugën Kukës–Krumë që është pjesë e unazës Lindore të vëedit, po ashtu dhe në një rrugë tjetër të rëndësishme siç është ajo e Valbonës."
Rruga e Valbonës është kryesisht me destinacion turistik dhe është pjesë e programit që kjo qeveri ka në krijimin e infrastrukturës në të gjithë zonat që janë atraksion turistik, jo vëtëm detar por edhe malor.
"Pothuajse kemi mbyllur të gjitha rrugët që të çojnë në bregdet dhe jemi drejtuar drejt rrugëve që kanë destinacion turizmin malor.”
Kjo rrugë është një investim i buxhetit të shtetit me një vlerë prej 1 miliardë lekë dhe ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor në zonën e Veriut.
Ministri Olldashi ka inspektuar punimet dhe në të njëjtën kohë është ndalur edhe në segmentin Kukës – Krumë, pjesë e unazës Lindore të vendit.
Në 6 km e parë të rrugës Kukës –Krumë kanë përfunduar punimet e trasesë dhe të gjithë veprat e artit, rruga është gati për shtresat e asfaltimit Ky aks rrugor ka një rëndësi sidomos gjatë periudhës së dimrit, pasi përdoret si segment alternativ, në rastin kur aksi Qafë Mali – Fierzë bllokohet nga dëbora dhe ngrica.


Lajme të tjera
Meta: Diplomacia shqiptare po intensifikon përpjekjet për njohjen e Kosovës 08-09-2010
Drejt dështimit licensa 3 G, katër kompanitë celulare kundër monopolit 08-09-2010
Ruli: Akuzat e Shalsit, gafa juridike 08-09-2010
Tirana me parlament dhe stadium të ri 08-09-2010
“Cicërimat”, çerdhja e inaguruar me dyer të mbyllura 08-09-2010
- Arkiv -
Klan Lajme  Programe TV
04:30 LUMTURIA E EMES film
06:00 KUTIA R
06:59 ALDO MORNING SHOW LIVE
09:00 LAJME FLASH
10:05 E PREFERUARA R, ep.35
11:05 PRINCI I BELAIR R, ep.7
11:30 MARATONA 5 em.38 R
12:00 LAJME
12:15 SUMMERLAND ep.25/1
13:05 SKUADRA E RE ep.12 R
13:55 OPINION R
15:30 LAJME & MOTI
16:05 E PREFERUARA ep.36
17:00 LAJME
17:15 PRINCI I BELAIR ep.8
17:45 MARATONA 5 em.39
18:20 TAKIMI I PASDITES LIVE
19:30 LAJME & MOTI
20:05 KUTIA LIVE
21:00 OPINION LIVE
23:00 LAJME & MOTI
23:35 NE MENDJE TE KRIMIT film
01:05 SKUADRA E RE ep.12
02:00 OPINION R
03:00 TAKIMI I PASDITES R
© 2010 TV KLAN. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
TvKlan.tv web site zyrtar i TV Klan.