Lajme > Kulture
Prej 4 marsit Televizioni Klan vjen me HD, i pari televizion në Evropën Juglindore me 24 orë transmetim
Prej katër marsit, TV kombëtar Klan do të transmetojë me fjalën më të fundit të teknologjisë në fushën televizive, teknologjinë HD. Një zgjedhje dhe zgjidhje për publikun, që sigurisht e ofron media më e fuqishme kombëtare, që si gjithnjë gjen jo vetëm momentin por dhe produktin e duhur për të dëshmuar dimensionin e saj.
Drejtori i Përgjithshëm i “Media 6” Aleksandër Frangaj flet mbi risitë që sjell ky transmetim HD prej katër marsit duke e shndërruar TV kombëtar Klan në një prej televizioneve që në këtë fushë, udhëheqin garën jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europën Juglindore. Të dielën X Factor transmetohet në HD dhe nga e hëna 5 Mars, zhvillimet janë edhe më impresionuese, pasi nuk bëhet më fjalë për një apo dy programe HD.
HD do të thote video me një rezolucion, në mënyre domethënëse më të larte krahasuar me sistemin tradicional të televizionit. Rezolucion i imazhit është termi që përshkruan detajet që përmban imazhi. Rezolucioni më i lartë garanton imazh më të detajuar, çfarë do të thotë perfeksion në figurë.
Një TVqë ka shumë të thote për sa i takon progresit që ka shënuar në 15 vite që prej themelimit. Me cilësi produksionesh, me stafe profesionistësh, që tashmë u vjen në ndihmë teknologjia HD jo vetëm në prodhim, por dhe transmetim. Gjithçka keni parë në Klan tashmë do të shihni ndryshe, me cilësinë më të mirë të figurës, që ofron vetëm sistemi HD. Jo vetëm kaq, Klan ka menduar ta sjellë atë si dhuratë për teleshikuesit, pa pagesë.
Por planet e kësaj kompanie të madhe mediatike, nuk mbyllen këtu....janë ambicioze edhe për shkak se inspirohen nga njerëz që e duan atë çfare bëjnë. Drejtori i Përgjithshëm Aleksandër Frangaj flet për sfiden e radhës.
Ju ftojme të bëheni pjesë e pranverës së Klan, që ju ofron gjithë shkëlqimin e saj dhuratë, në një transmetim 24 orënë 24, në HD, fjala e fundit e teknologjisë televizive.
Lajme të tjera
Elhaida Dani fluturon në finalen e “The Voice of Italy” 24-05-2013
Hapet porti i Durrësit. Argëtim e spektakël për 3 dite me radhë 24-05-2013
Ibrahim Kodra përkujtohet përtej detit në Milano 22-05-2013
Përkujtohet Ernest Koliqi, botime të reja në 110 vjetorin e lindjes së shkrimtarit 21-05-2013
Asnjë i larguar në natën e 12 të Gjeniut të Vogël, 9 konkurentet i shpëtojnë eliminimit 20-05-2013
- Arkiv -
Kërko
Klan Lajme Programe TV
SOT NË KLAN
05:00 KUZEY GUNEY serial R
05:30 TAKIMI I PASDITES emision R
06:30 FURTUNE NE FAMILJE 3 film komedi, pj.3
08:15 SHFAQJA VEZULLUESE serial per femije, ep.4+5
09:00 LAJME FLASH
09:10 HANA MONTANA sit-com R, ep.32
09:50 KUZEY GUNEY serial R
10:45 ZONE E LIRE emision R
12:00 LAJME
12:15 ZONE E LIRE emision R
15:30 LAJME & MOTI
16:10 GJENIU I VOGEL 5 talent-show, nata 12 R
19:00 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.128
19:30 LAJME & MOTI
20:10 DORTMUND - BAYERN champions league FINALE
23:00 LAJME & MOTI
23:35 CSI NY serial R, ep.145
00:30 ALFI film
02:30 PUSHIMET E FUNDIT film
04:30 HISTORIA E WENDEL BAKER film
Rrjetet Sociale
       
© 2013 TV KLAN. Të gjitha të drejtat të rezervuara. TvKlan.al web site zyrtar i TV Klan.