|
|
|
|
|
|
|
| BDI: Nuk do largohemi nga qeveria |
|
|
|
|
|
Bashkimi Demokratik për Integrim ka bë të ditur se nuk ka ndërmend që të lëshojë koalicionin qeveritar për shkak të dështimit të Maqedonisë në samitin e Çikagos. Apelet për formim të një qeveri teknike, partia shqiptare në pushtet i vlerëson si qëndrime të opozitës maqedonase që tërthorazi dërgohen përmes individëve shqiptarë.
“Vlerësojmë se kërkesa e opozitës maqedonase, respektivisht LSDM-së drejtpërdrejtë por kryesisht nëpërmjet të disa individëve shqiptarë të angazhuar nga ta, që luajnë rolin e marionetave dhe megafonave të tyre që BDI ta lëshon qeverinë, nuk ka për qëllim tejkalimin e kontekstit dhe debllokimin e integrimeve por është pjesë e strategjisë politike për rikthim në pushtet duke i përdorur shqiptarët për të arritur qëllimet e tyre”-tha zëdhënës i BDI-së Bujar Osmani.
Lidhur me dështimin e Maqedonisë në samitin e NATO-s në Çikago ka reaguar edhe ish kryeministri maqedonas Lubço Georgievski, duke vlerësuar se Maqedonia duhet të përcaktohet nëse është për partneritet strategjik me NATO-n ose me Kinën dhe Rusinë. Ai ka kërkuar nga pushteti dhe nga opozita që në rast se angazhohen seriozisht për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE, të pranojnë propozimin Republika Veriore e Maqedonisë si zgjidhje për kontestin me Greqinë lidhur me çështjen e emrit.
“I bëj thirrje edhe pushtetit edhe opozitës, të gjejnë fuqi të bashkohen rreth emrit Republika Veriore e Maqedonisë, ta mbrojmë atë zgjidhje dhe përfundimisht ta lëvizim Republikën e Maqedonisë nga kjo pozitë ku ndodhemi sot. Politikanët që pas samitit të Çikagos edhe më tej vazhdojnë të flasin se duam të hyjmë në NATO dhe BE dhe i ikin kompromisit, manipulojnë me opinionin dhe janë dyfytyrësh. Nuk mundet më në Maqedoni dikush të thotë se ne bëjmë reforma për NATO dhe BE pasi ata shumë qartë e thanë, zgjidheni emrin dhe hyni menjëherë. Duhet të tregojnë se cila është rruga tjetër, India, Kina, Rusia, ndoshta ka opsione tjera”-u shpreh Georgievski.
Ndërkohë mediat në Shkup kanë njoftuar se Maqedonia sërish mund të ankohet para Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, lidhur me sjelljen e Greqisë në samitin e NATO-s në Çikago. GJND para disa muajve mori vendim pozitiv në procesin që Maqedonia inicioi kundër Greqisë për shkak të vetos në samitin e NATO-s në Bukuresht, mirëpo ky vendim nuk i ndihmoi Shkupit në Çikago
|
|
| Lajme të tjera |
|
|
| - Arkiv - |
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
 |
|
 |
|
05:00 KUZEY GUNEY serial R
05:30 TAKIMI I PASDITES emision R
06:30 FURTUNE NE FAMILJE 3 film komedi, pj.3
08:15 SHFAQJA VEZULLUESE serial per femije, ep.4+5
09:00 LAJME FLASH
09:10 HANA MONTANA sit-com R, ep.32
09:50 KUZEY GUNEY serial R
10:45 ZONE E LIRE emision R
12:00 LAJME
12:15 ZONE E LIRE emision R
15:30 LAJME & MOTI
16:10 GJENIU I VOGEL 5 talent-show, nata 12 R
19:00 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.128
19:30 LAJME & MOTI
20:10 DORTMUND - BAYERN champions league FINALE
23:00 LAJME & MOTI
23:35 CSI NY serial R, ep.145
00:30 ALFI film
02:30 PUSHIMET E FUNDIT film
04:30 HISTORIA E WENDEL BAKER film
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
| © 2013 TV KLAN. Të gjitha të drejtat të rezervuara. TvKlan.al web site zyrtar i TV Klan. |