Lajme > Kronika
Përcillet për në banesën e fundit 18 vjeçarja, Aishe Vata
Përcillet me nderime për në banesën e fundit arkivoli me trupin e 18 vjecares  Aishe Vata, e cila u gjet e masakruar ne rrethana ende misterioze në afërsi të mbikalimit të Fllakës në Xhafzotaj të Durrësit
Shtëpia e familjes Vata tashmë është hapur për personat që kanë dashur t'u qëndrojnë pranë atyre, për të kaluar këtë ngjarje të rëndë, ndërsa të afërm, miq e shokë të saj morën pjesë në ceremoninë mortore, e cila u zhvilluar paraditen e së premtes.
Mes lotëve dhe dhimbjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të të afërmes së tyre, familjarët e Aishes  kërkojnë drejtësi dhe shprehen se duan që sa më shpejt policia të zbulojë autorin e krimit makabër.
Ata deklarojnë se nuk kishin dijeni që vajza e tretë e familjes Vata kishte një lidhje dashurore, madje ata shtojnë se familjarët nuk kishin asnjë konflikt të hapur me persona të tjerë.

Masakra në Xhafzotaj, vajza 3 muajshe shtatzënë
Viktima e masakrës ne Xhafzotaj, se cilës i është prerë koka rezulton të jetë tre muajshe shtatzënë. Kështu ka përcaktuar ekspertiza mjekoligjore e realizuar në Tiranë, kur sipas ekspertëve po punohet për ADN e embrionit. Mjekësia ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18 vjeçares Ajshe Vata është realizuar nga persona profesionist, tw njwjtw me aftësinë e një kasapi. Ajo cka ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profile psikologjik i autorit të këtij krimi makabër. Nga ka ndodhur orëve të paratë mëngjesit të së enjtes në Xhafzotaj të Durrës, pranë mbikalimit të Fllakës. Ishte babai i viktimës ai që njoftoi policinë si personi i parë që gjeti trupin e së bijës pa kokë. Burime nga policia e Durrësit thonë se janë ngritur dhe pistat e para të hetimit, ku më kryesorja ka të bëjë me personin që vajza ka patur lidhje intime me të cilin ka mbetur edhe shtatzënë, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera që kanë të bëjnë me hakmarrjen ndaj kësaj familje apo siç edhe ngrihen dyshime për një krim brenda familjes, por që për ekspertët e Durrësit, ende nuk ka baza të forta. Në orët e para pas krimit policia bëri shoqërimin e disa personave, midis tyre edhe të një djali të ri që dyshohet se kishte lidhje me vajzën, por që u la i lirë pas disa orësh. Grupi hetimore po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, edhe pse ekspertët thonë se kjo është një ngjarje e cila kërkon kohë të zbardhet. 
Lajme të tjera
Ekzekutohet me armë zjarri pronari i një autoshkolle në Tiranë 15-06-2013
Dy viktima në dy aksidente në Lezhë e Mirditë 12-06-2013
Aksident me 2 të vdekur e 9 të plagosur në Pogradec 06-06-2013
Arrestohen të përndjekurit, kishin planifikuar sulme me bomba molotov 05-06-2013
Cërrik, thikë në zemër shokut, vdes bashkëmoshatari 28-05-2013
- Arkiv -
Kërko
Klan Lajme Programe TV
SOT NË KLAN
05:55 TAKIMI I PASDITES emision R
06:59 ALDO MORNING SHOW emision LIVE
09:00 LAJME FLASH
09:10 ALDO MORNING SHOW vazhdimi
10:10 SOUTH BEACH serial, ep.7
11:10 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.146
11:30 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.147
12:00 LAJME
12:15 HANA MONTANA sit-com premiere, ep.46
12:45 KUZEY GUNEY serial R
13:40 OPINION emision R
15:30 LAJME & MOTI
16:10 HANA MONTANA sit-com premiere, ep.48
16:30 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.148
17:05 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.149
17:30 SOUTH BEACH serial, ep.8
18:15 TAKIMI I PASDITES emision LIVE
19:30 LAJME & MOTI
20:05 KUZEY GUNEY serial premiere, ep.70
21:05 CSI NY serial premiere, ep.154
22:00 LAJME & MOTI
22:30 OPINION emision LIVE
00:15 KUZEY GUNEY serial R
01:00 MARTESA E MOTRES TIME film
03:30 OPINION emision R
Rrjetet Sociale
       
© 2013 TV KLAN. Të gjitha të drejtat të rezervuara. TvKlan.al web site zyrtar i TV Klan.