| Zbulohet një prej surprizave të festimeve në kryeqytet për ditëlindjen e shtetit shqiptar.
Ylli britanik me origjinë shqiptare, nga Prishtina, i shoëbizit boteror, Rita Ora do të jetë më 28 Nëntor në Tiranë, për një koncert dedikuar festës së shqiptareve, 100 Vjet Pavaresi. Ky lajm është konfirmuar në emisionin e gazetari Arjan Cani, “Zonë e lirë” në tv Klan.
Mësohet gjithashtu se Rita Ora do të jete këngëtarja kryesore, e cila do të cele festen që do të mbahet ne sheshin kryesor të kryeqytetit të Shqipërisë.
Koncerti i madh festiv do te nise rreth ores 21:00 te dates 28 Nentor dhe pritet te mbaje ndezur atmosferen deri në orët e para te mengjesit te dates 29 Nentor, duke shenuar nje nder evenimentet me festive sidomos per rinine.
Se fundi, Rita Ora ishte edhe ne Kosove ku ndezi Prishtinen me nje koncert qe bashkoi mijera fansa. Turet e metejshme kane perfshire jo vetem ato ne Britanine e Madhe ku jeton, por edhe shume qytete te ndryshme te Europes.
Tashmë kjo këngëtare më famë botërore do të jetë edhe në Shqipëri ku do të ndezë kryeqytetin shqiptar , ku surprizat do të jenë të shumta si asnjëherë më parë dhe ku çdo shqiptar do të festojë duke nderuar ditelindjen e kombit shqiptar.
|