Lajme > Politike  
Kutitë, Gjykata Kushtetuese është shprehur më parë për të njejtin rast
Debatit mazhorancë-opozitë për hapjen ose jo e kutive të votimit i kthen përgjigje një vendim i Gjykatës Kushtetutese i vitit 2003. Gjykata aso kohe u vu në lëvizje nga 32 deputetë të Kuvendit, të cilët kërkuan intepretimin në mënyrë përfundimtare të nenit 77 pika 2 të Kushtetutës.
Në këtë nen thuhet se Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të 1 të katërtën e anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore.
Inisiativa e grupit të deputetëve demokratë, në atë kohë në opozitën nxitej nga dy vendime të kuvendit të vitit 2003, ku i pari pengonte ngritjen e komisionit hetimor parlamentar që do të hetonte veprimtarinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ish-ministrit të Kulturës Edi Rama dhe vendimi i dytë miratonte krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për shqyrtimin e ligjshmërisë së përdorimit të fondeve publike nga Bashkia Tiranë prej vitit 1992 deri në 2002.
Interpretimi që bëri Gjykata Kushtetuese nenit 77 pika 2 të Kushtetutës, në thelb kufizon objektin e komisionit të hetimit deri në atë shkallë sa nuk cënon veprimtarinë e organeve të tjera kushtetuese. Ja si shprehej Gjykata ndër të tjera në këtë vendim që daton, 14 majin 2003.
1. Komisionet hetimore janë mjet efektiv kontrolli që veprojnë vetëm brenda hapësirës kontrolluese të parlamentit, të cilat ngrihen për çështje të veçanta të lidhura në mënyrë funksionale me pushtetin e ligjvënësit.
2. Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare, kur kërkohet nga një e katërta e deputetëve është e detyrueshme. Objekti dhe fusha e veprimit të komisioneve hetimore duhet të respektojë parimet kushtetutese dhe normat e gjithëpranuara të së drejtës ndërkombëtare duke mos cënuar pavarësinë dhe duke mos penguar veprimtarinë e organeve të pushteteve të tjera.
3. Parimet kushtetuese, veçanërisht parimi i ndarjes e balancimit ndërmjet pushteteve, i të drejtës për një proces të rregullt ligjor, i prezumimit të pafajësisë, i paanshmërisë i respektimit të jetës private të individit, përbëjnë standarde kushtetutese mbi të cilat ngrihen dhe funksionojne komisionet hetimore parlamentare.


Pikërisht në këtë vendim mbështet dhe logjikën ligjore mazhoranca kur argumeton se hapja e kutive të votimit do t’i jepte komisionit hetimor një atribut antikushtetues duke marrë në shqyrtim vendime për të cilat gjykatat janë shprehur me vendim të formës së prerë. Në këtë linjë shkoi dhe asambleja parlamentare e Këshillit të Europës e cila në draftin përfundimatar të rezolutës për Shqipërinë shprehet për hetim brenda kuadrit kushtetutes të zgjedhjeve.


Lajme të tjera
Bumçi: Projekti i liqenit, Rama ushtron presion mbi mediat 08-09-2010
Zgjedhjet lokale, Rama mbledh drejtuesit e pushtetit vendor 08-09-2010
Gjokutaj: Selmanllari pagoi 20 % për të marrë leje tek Rama 07-09-2010
Fletët e votimit, Ristani: Asgjësimi, vendosim brenda shtatorit 06-09-2010
Juristët: Zgjidhja për fletët e votimit vetëm sipas rezolutës së PE 04-09-2010
- Arkiv -
Klan Lajme  Programe TV
04:30 LUMTURIA E EMES film
06:00 KUTIA R
06:59 ALDO MORNING SHOW LIVE
09:00 LAJME FLASH
10:05 E PREFERUARA R, ep.35
11:05 PRINCI I BELAIR R, ep.7
11:30 MARATONA 5 em.38 R
12:00 LAJME
12:15 SUMMERLAND ep.25/1
13:05 SKUADRA E RE ep.12 R
13:55 OPINION R
15:30 LAJME & MOTI
16:05 E PREFERUARA ep.36
17:00 LAJME
17:15 PRINCI I BELAIR ep.8
17:45 MARATONA 5 em.39
18:20 TAKIMI I PASDITES LIVE
19:30 LAJME & MOTI
20:05 KUTIA LIVE
21:00 OPINION LIVE
23:00 LAJME & MOTI
23:35 NE MENDJE TE KRIMIT film
01:05 SKUADRA E RE ep.12
02:00 OPINION R
03:00 TAKIMI I PASDITES R
© 2010 TV KLAN. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
TvKlan.tv web site zyrtar i TV Klan.