|
MARATONA E KENGES 5
Maratona e kenges popullore e qytetare - Edicioni i 5-te
Edicioni I 5-te I evenimentit me te madh te sezonit veror
Nga Pandi Laco, Adi Hila dhe Bledi Laco
Nen prezantimin e Anjeza maja
Sheshet e qyteteve, hitet e stines, artistet me te suksesshem te kenges popullore.
12 mbremje per te kenduar e kercyer nen ritmin e muzikes tradicionale.
12 jave ne Televizionin KLAN dhe RTSH
12 nete feste me yjet e muzikes popullore e qytetare
“Maratona e kenges popullore e qytetare” eshte nje spektakel i cili organizohet nga Shoqata Artistike dhe Kulturore “PROMOTOR”dhe transmetohet per te pesten here ne Televizionin Klan, nen kujtesin e vecante te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Ky edicion eshte nje bashkeprodhim edhe me Radio Televizionin Shqiptar. Eshte projekti i pare i madh me te cilin TV Klan startoi transmetimet e permasave te medha televizive por ne te gjitha edicionet ka rezultuar mjaft I suksesshem dhe me nje audience maksimale. Pra eshte nje projekt i testuar dhe garanton audience te larte per vete permbajtjen qe ofron.
Ne boshtin e ketij projekti eshte kenga popullore e qytetare, por spektakli duke qene nje manifestim i vlerave muzikore, artistike, kulturore, do t'i tejkaloje dimensionet e kenges. Natyrisht qe ne te, nje hapesire te rendesishme do te kete thesari i vlerave popullore, risjelle me tendencat e konceptet muzikore bashkekohore. Per te sjelle kete brume muzikor do te grishen te marrin pjese artistet dhe personazhet me te spikatur te kenges popullore e qytetare. Spektakli do te jete nje eveniment artistik I mirefillte, nje evokim i vlerave muzikore popullore shqiptare, por edhe nje homazh per figurat me te medha te kesaj tradite.
Edhe kete here do te synohet drejt dimensioneve mbareshqiptare duke u koordinuar edhe me artistet jashte kufijve, si ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, duke thithur potencialet me te mira te ketyre trevave. Sigurisht synohet edhe nje impakt te vecante ne politikat kulturore,artistike,te trashegimise kulturore si dhe te Turizmit kulturor,ashtu si edhe ne edicioni ne trete ku keto performanca I shnderruan per mbremje te tera sheshet e qyteteve tona bregdetare e turistike ne epiqendrat e Festave popullore.
Ky projekt, si nje ngjarje e rendesishme muzikore dhe me permasa te tilla, transmetim satelitor ne gjithe Europen e deri ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, lidhje direkte etj etj, parashikohet te kete nje audience te jashtezakonshme.
Edicioni i peste I “Maratones” zhvillohet ne stinen e nxehte, duke patur si publik pushuesit e qyteteve bregdetare, pjese e rendesishme e te cileve jane dhe emigrantet shqiptare qe gjate kesaj stine rrisin ne menyre te dukshme audiencen.
Persa i perket vendeve ku do te zhvillohet spektakli, do te zhvillohet nje tur i gjate muzikor gjate bregdetit shqiptar, duke filluar nga Velipoja, Shengjini, Durresi, Vlora, Himara, Saranda, por edhe qytetet e tjera si Elbasani, Korca, Gjirokastra, Kukesi, Patosi, Delvina, Pogradeci, Ulqini, Tetova, Struga. Keto koncerte realizohen ne sheshe te hapura dhe pjesemarrja e publikut eshte e lire.
”Maratona e kenges popullore” si cdo vit eshte nje Parade e hiteve “te nxehta “ te muzikes popullore, pra nje lancim I kengeve te reja te kesaj stine. Persa I perket kriterit te pjesemarrjes, ato jane kenge te tradites sone por te riorkestruara dhe te sjella ne versione te reja, por mund te jene dhe kenge te reja (krijime te reja) mbi bazen e folklorit dhe muzikes sone tradicionale.
Marrin pjese kengetaret me ne ze te zhanrit me hitet e tyre. Pervec kenges, ajo qe do te misheroje skeletin e ketij programi do te jene artet e tjera spektakolare gjithmone duke u mbeshtetur ne origjinen folklorike, popullore, tradicionale. Te tilla jane kercimi, numrat koreografike, numrat instrumentale, (kaba etj)
On Air ne Klan: Cdo te shtune 20:45 |