GJENIU I VOGEL 5

E diel 21:00

Talent-show
LIVE nga teatri I RTVKLAN

Spektakli me I madh i talenteve te vegjel!
Atje ku femijet maten me te rriturit!
Atje ku nga “ i panjohur” behesh nje “star” !
Nga Pandi Laco, Adi Hila & Bledar Laco
Nen prezantimin e Rudina Magjistarit

Spektakli I suksesshem televiziv “GJENIU I VOGEL” - eshte shnderruar tashme ne nje aktivitet mbarekombetar, nje konkurs madje qe i ka kaluar edhe kufijte e Shqiperise.
Duke e konsideruar si nje nga ngjarjet me te medha televizive te koheve te fundit, producentet dhe ideatoret artistike jane te bindur se ai gjitmone arrin te sjelle ne vemendje te gjithe publikut talentet e vegjel, interpretimet dhe arritjet e nje brezi te tere ne zhvillim,duke arritur te percoje nepermjet tyre nje pjese te mire te krijimtarise me te suksesshme muzikore boterore dhe shqiptare.

Programi natyrisht qe konceptohet mbi bazen e konkurimit te drejtperdrejte, ku te gjithe femijet sfidojne njeri-tjetrin. Ata gjykohen nga nje juri profesioniste, por edhe prej teleshikuesit e shikuesit ne atelier duke mundur qe te bejme nje seleksionim me te hapur e transparent per aftesite e dallueshme te femijeve. Ne fazat preselektive te ketij konkursi marrin pjese gjthmone me shume se 500 femije nga te gjitha trevat shqiptare, po prej tyre jane perzgjedhur per fazen e dyte rreth 50 femije.

Formati “GJENIU I VOGEL”, ka qene ne 4 edicionet e meparshme nje sukses i pamohueshem televiziv, nje spektakel krejt orgjinal i cili fillimet e tij i ka para formateve te ngjashme te Rai-t apo mediasetit "Ti lascio una canzone"  dhe "Io canto".

“Gjeniu I Vogel” filloi si nje talent show qe solli ne ekran interpretues me te vegjel te kenges, madje edhe talentet e baletit dhe instrumentistet e jashtezakonshem te kesaj moshe. Fakti qe Gjeniu u rrit si program nga vitit ne vit , si persa i perket audiences ashtu dhe nivelit shume te larte te interpretuesve tregoi interesin e pafund ndaj ketij programi nga te gjithe.

Gjeniu eshte spektakli me pjesemarrje nga te gjitha trevat shqiptare, si Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal I Zi, e diaspore.

Tashme kane kaluar disa vite nga Gjeniu i pare , dhe nje pjese e ish femijeve te Gjeniut sot jane kengetare te afirmuar ..si psh Olta Boka (Pjesemarrese edhe ne eurosong), Kejsi Tola (pjesemarrese ne Eurosong), Dorina Garuci, Gerta Mahmutaj, Greta Koci, Vesa Smolica, etj etj qe kane marre pjese ne Festivalete medhenj te kenges ,ne Kengen Magjike, Top fest.

Kjo eshte nje garanci per mundesite qe jep nje talent-show si “Gjeniu i vogel”!

“GJENIU...” eshte ideuar nga nje staf artistik i perbere nga autore te njohur te krijimtarise se spektakleve televizive nga autoret me te sukseshme dhe produktive te Spektakleve te medha te TV KLAN skenaristi dhe moderatori Pandi Laço, kompozitori e orkestruesi Adrian Hila dhe regjisori Bledar Laço, si gjithmone nen skenen e magjishme te skenogarfit italian te Sanremos, Gaetano Castelli.

Keshtu nepermjet ketij programi TV KLAN dhe stafi artistik arriten qe te bejne shume hapa perpara Konkurenteve persa I perket aspektit konceptual dhe viziv te realizimit te spektaklit. Duke e konsideruar si nje prej arritjeve me te suksesshme ne produksionet televizive te koheve te fundit ”GJENIU I VOGEL” ne edicionin e tij te ri do te ruaje po te njejtat parametra, ndoshta duke I vene theksin pak me shume elementeve me te spikatur e me te dashur per publikun, me interesin per te krijuar nje show te ndjekur e me audience maksimale, ashtu sic dine te kurojne me imtesi realizuesit e ketyre programeve ne vijimesi.

Programi zhvillohet ne Teatrin e RTV Klan, ku gjithmone prezent eshte nje auditor shume I gjere spektatoresh perbere nga prinder, mesues dhe natyrisht mbeshtetes te zjarrte te konkurenteve te vegjel. Nje staf me kompozitoret, orkestruesit me te mire te muzikes sone eshte bordi artistik dhe filtri ku do te kaloje e gjithe krijimtaria, te gjithe femijet pjesemarres dhe te gjithe elementet artistike te cilet do te jene permbajtja e ketij programi. Kete here gjithashtu ata do te shoqerohen ne ekzekutimin e tyre LIVE, nga nje “band” profesionistesh qe eshte formacioni i “100 vjet muzike” duke synuar sa me shume nje dalje jashte skemes dhe rutines te interpretimit te kengeve ne format klasike.

Persa i perket permbajtjes muzikore te spektaklit. Eshte perzgjedhur nje repertor me kenget dhe pjeset me te njohura per publikun, nga muzika boterore dhe ajo kombetare. Cdo nate do te interpretohen rreth 15 materiale muzikore, por pervec materialeve te huaja do te synohet edhe drejt materialeve shqiptare sidomos ato popullore profesionale qe kerkojne nivel interpretativ. Do te kete variacion mbremja sepse do te kete kombinacione muzikore, do te alternohen artistet e vegjel ne grupe, duete, trio, kolazhe, por edhe kombinacione me kengetare BIG te muzikes sone.

ON AIR NE KLANHD & TVKLAN:
E DIEL 21:00, RTRS: E SHTUNE 16:10

Na konktaktoni: gjeniuivogel@tvklan.al
Facebook: www.facebook.com/Gjeniuivogel
Youtube: www.youtube.com/user/televizioniKLAN

NATA FINALE
Live nga Teatri i RTV KLAN, një program nga Pandi Laco, Adrian Hila, Bledar Laco dhe Rudina Magjistari. 
> Lexo me shume
NATA 14 LIVE
 Live nga Teatri i RTV KLAN, një program nga Pandi Laco, Adrian Hila, Bledar Laco dhe Rudina Magjistari.
> Lexo me shume
NATA 13 LIVE
Live nga Teatri i RTV KLAN, një program nga Pandi Laco, Adrian Hila, Bledar Laco dhe Rudina Magjistari.
> Lexo me shume
NATA 12 LIVE
Live nga Teatri i RTV KLAN, një program nga Pandi Laco, Adrian Hila, Bledar Laco dhe Rudina Magjistari.
> Lexo me shume
- Arkiv -
Kërko
Klan Lajme Programe TV
SOT NË KLAN
05:55 TAKIMI I PASDITES emision R
06:59 ALDO MORNING SHOW emision LIVE
09:00 LAJME FLASH
09:10 ALDO MORNING SHOW vazhdimi
10:10 SOUTH BEACH serial, ep.8
11:10 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.148
11:30 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.149
12:00 LAJME
12:15 HANA MONTANA sit-com premiere, ep.47
12:45 KUZEY GUNEY serial R
13:40 OPINION emision R
15:30 LAJME & MOTI
16:10 HANA MONTANA sit-com premiere, ep.49
16:30 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.150
17:05 JETA SIPAS XHIMIT sit-com, ep.151
17:30 TE DALE KU TE DALE serial, ep.1
18:15 TAKIMI I PASDITES emision LIVE
19:30 LAJME & MOTI
20:05 KUZEY GUNEY serial premiere, ep.71
21:00 OPINION emision LIVE
23:00 LAJME & MOTI
23:35 KUZEY GUNEY serial R
00:30 LIGJ DHE RREGULL serial, ep.94
01:30 VRASJA CHIPENDEILS film
03:30 OPINION emision R
Rrjetet Sociale
       
© 2013 TV KLAN. Të gjitha të drejtat të rezervuara. TvKlan.al web site zyrtar i TV Klan.