Klan > Rreth Nesh

TVKLAN eshte kanali televiziv privat me I madh ne Shqiperi.

I themeluar qe ne vitin 1997, TVKLAN u licensua nga Keshilli Kombetar i Radios dhe i Televizionit (KKRT) si nje nder dy kanalet kombetare private te territorit te Shqiperise ne vitin 2001.

TVKLAN mbulon rreth 80% te territorit te Shqiperise qe do te thote rreth 90% te popullsise se vendit. Keto hapesira mbulohen nga nje rrjet transmetuesish dhe radiorelesh te shperndara ne te gjithe territorin. TVKLAN eshte ne transmetim satelitor 24 ore ne satelit Eutelsat W2 ne te gjithe Europen, njekohesisht edhe ne SH.B.A dhe Kanada.

Rekord ne prodhimtari, staf profesionistesh, teknologji e larte, prodhime dhe blerje te suksesshme, programe per te gjithe target-moshat, e bejne TVKLAN, te jete ekrani me i dashur i te gjithe shqiptareve, kudo ku ata jetojne.

TVKLAN ka ne dispozicion te prodhimit te tij 8 studio televizive te pajisura me teknologjine bashkekohore. Tre prej ketyre studiove jane te permasave gjigande ne te cilat realizohen spektaklet me te medha televizive. Pervec dy regjive qendrore te cilat jane te instaluara ne ambjentet e TVKLAN, ne ndihme te realizimit te nje game me te gjere prodhimesh si edhe mbulimesh te aktiviteteve te ndryshme live, jane edhe dy regji levizese te pajisura me se miri perkatesisht Studio Levizese Nr. 1 dhe Studio Levizese Nr. 2.

Qe nga viti 2007, TVKLAN eshte i pari dhe i vetmi qe ka ne pronesi nje studio transmetimi Satelitore Levizese – SNG (Signal News Gathering), duke sjelle ne ekran LIVE gjithcka ndodh nga cdo cep i Shqiperise dhe jashte saj. SNG e Klan sherben edhe per transmetime satelitore te gazetareve te huaj per raportet e tyre te pregatitur ne Shqiperi.


STAFI

TVKLAN eshte televizioni me rekord ne prodhimtari. Eshte i vetmi televizion ne Shqiperi me personelin me te kualifikuar, duke qene i vetmi televizion qe garanton cilesi te larte transmetimi dhe i vetmi qe eshte Media-Partner per organizime dhe transmetime “LIVE” nga cdo cep i Shqiperise. Autoret, prezantuesit dhe producentet me te mire shqiptare dhe ato te huaj, kane zgjedhur gjithmone TVKLAN, per te prodhuar ose transmetuar prodhimet e tyre artistike. Permendim transmetime “LIVE” nga Sheshi Skenderbej i Koncertit te madh te nderrimit te viteve, Festivalin “KENGA MAGJIKE”, “MISS & MISTER ALBANIA”, “MISS SHQIPERIA”, “MISS GLOBE INTERNATIONAL”, “INVA MULA NE BUTRINT”, koncertin madheshtor te grupit kosovar “ELITA 5” direkt nga Sheshin Skenderbej, koncertin e grupit legjendar “SCORPIONS” direkt nga stadiumi “Selman Stermasi”, koncertin e kantautorit me fame boterore “GORAN BREGOVIC” direkt nga Pallati i Kongeseve”, koncertin recital te Ardit Gjebrese, mbulim dhe koment maratone te te gjitha zgjedhjeve elektorale ne Shqiperi qe nga viti 2001 si dhe transmetimi ekskluziv satelitor maratone i Shpalljes se Pavarsise se Kosoves (shkurt 2008) direkt nga Prishtina.

Nen logon e Klan, publiku informohet, argetohet dhe edukohet nga programet me te mira ne tregun televiziv shqiptar, te sjella ne ekran nga emra te famshem dhe te suksesshem si Blendi Fevziu, gazetari autor i emisionit politik me te ndjekur „Opinion“ (nga 1998 ne TVKLAN) dhe „Opinion +“ (2006-2008); Andi Bushati, gazetari autor i programit dossier „Zone e Ndaluar“ (2006 - ....); Enkel Demi, gazetari dhe prezantuesi i mirenjohur i maratonave informative te Departamentit te Lajmeve ne zgjedhjet elektorale apo ne raste te jashtezakonshme, por edhe prezantuesi i disa prej spektakleve, prodhime te Klan si „Gjeniu i Vogel II“, „C’est la vie“ dhe te game-show qe vazhdon me sukses ne Klan „Kutia“ (2004 - ....); Ardit Gjebrea, showmeni me i famshem shqiptar, i cili bashkeprodhon me Klan qe nga viti 2003, festivalin me prestigjoz te muzikes moderne shqiptare „Kenga Magjike“. Ne sesonin tv 2008/9, Ardit Gjebrea, fillon maratonen argetuese te se dieles, ne nje format te ri dhe hit, prodhim i Klan „E diela shqiptare, cdo te diele nga ora 13:30 deri ne 19:30; Pandi Laco, Bledi Laco dhe Adi Hila, tre me te miret e spektakleve ne Shqiperi, jane autor te prodhimeve me gjigande ne Klan si „Kenget e Shekullit“ (2 edicione), „Gjeniu i vogel“ (2 edicione), „Maratona e Kenges Popullore“ (3 edicione), „C’est la vie“ (1 edicion); Vera Grabocka, miti i regjise televizive, ka zgjedhur gjithmone Klan, per te prodhuar evenimente si „Miss Albania“, „Vallezim ne fund te vitit“ apo „Euro Grand Prix“, festivali europian i videoklipit. Ne sesonin tv 2007, Vera Grabocka, nis ne Klan, programin „Me shume dashuri“, duke siguruar rekorde audience, program i cili vazhdon edhe ne sesonin 2008/9 ne Klan; si dhe shume emra te tjere te dukshem ose jo ne ekran – te gjithe se bashku me synimin, per te ofruar me te miren!


KLAN LAJME

Lajmet ne Klan, nje prioritet per profesionalizem, paanshmeri dhe saktesi.

Te gjejme cdo cast lajmin, eshte profesioni yne.

Ne jemi kudo, per te sjelle tek ju gjithcka ndodh, me entusiazmin e gazetareve profesioniste.

Politika, aktualiteti, ekonomia, kultura dhe sporti, vijne ne ekranin tone me qellimin e vetem, objektivitetin dhe te verteten.


PROGRAMI

Ne saje te nje strukture programore komplekse, ku nderthuren 6 edicione informative ne dite, prodhime te emisioneve politike, sociale, kulturore, spektakleve te medha dhe nje numer i madh blerjesh telenovelash, filmash, serialesh dhe dokumentaresh, TVKLAN ka arritur te behet i afert me te gjitha shtresat shoqerore.


HISTORIKU

TVKLAN nis transmetimin me date 25 tetor 1997 me nje programacion vetem me filma. “FRANCE ‘98” ka qene emisioni i pare i TVKLAN, nje program sportiv per kampionatin boteror nga Pandi Laco, Bledar Laco dhe Agron Llakaj.

Ne vitin 1997, TVKLAN ka pasur nje staf te perbere prej rreth 20 vetash. Ne perberje te struktures se tij (te ngushte) dhe ambjenteve me hapesira te kufizuara, kane funksionuar le te themi te ashtuquajturat Departamentet e Televizionit te perbera nga 1 ose 2 persona si psh.

  • Departamenti i Informacionit (Edicionet Informative)
  • Departamenti i Finances
  • Departamenti i Prodhimit (ne ate kohe prodhohej nje emision sportiv ne lidhje me Kampionatin Evropian te Futbollit)
  • Stafi teknik

“OPINION nga BLENDI FEVZIU”, emisioni me i ndjekur politik ne ekranet shqiptare, nis transmetimin e tij nen logon e TVKLAN ne tetor 1998, i cili vazhdon te transmetohet dhe sot ne kete ekran.

Ne Shkurt te vitit 1999 selia e shoqerise ndryshon dhe transferohet ne Rrugen Dervish Hima Nr. 1 me ambjente te medha, kushte moderne pune, rritje te numrit te personelit gje e cila ndikon edhe ne rritjen e cilesise se sherbimeve.

Marrja e godines “Salle e Lojrave” me kontrate “emfiteoze” do te jete dhe nje nder investimet me te medha te kryera nga ky televizion. Nje investim i madh, beri ajo godine e marre ne nje gjendje thuajse te rrenuar, te kthehej ne nje nga studiot televizive me te medha te vendit, ne te cilen jane zhvilluar programe dhe spektakle te prodhuara 100% nga TVKLAN ose co-produksione:

  • Porta e fatit
  • Maratona e kenges popullore e qytetare (2 edicione)
  • Opinion nga Blendi Fevziu
  • Kutia e fundit
  • Taksi e rezervuar
  • Zone e Ndaluar
  • Tek Blloku
  • 100 kenget e Shekullit (2 edicione)
  • Zone e lire
  • Star Akademi (3 edicione)
  • Tv Bingo Show
  • Me shume dashuri

Ne vitin 1999 Televizioni Klan blen Studion Levizese Nr. 1, e cila ka sherbyer per transmetimet direkte te evenimenteve te ndryshme qe jane zhvilluar jashte ambjenteve te Televizionit Klan.
Transmetimi i pare “live” i kesaj studio ka qene spektakli rinor “DUEL” direkt nga ish-teatri “Rubairat”, programi i pare rinor i cili testonte dhe afirmonte njohurite dhe talentin e gjimnazisteve te kryqeqytetit ne kenge, aktrim, modelim dhe njohuri te pergjithshme. “Duel”, nje program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto me regji nga Artur Bejzade, transmetohej tre here ne jave ne mesdite ora 14:00 dhe zgjati per nje periudhe 8 javore (maj-qershor 2000).

Ne veren e vitit 2000, TVKLAN, me ane te Studios Levizese Nr.1, ishte televizioni i pare privat (pas TVSH-se) qe transmeton “live” nga nje ambient i jashtem, spektaklin “NETE VERE”, nje program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto me regji nga Artur Bejzade, direkt nga Kompleksi i Pishinave “Akuadrom”, i cili u be programi hit i veres per kater vite rrjesht (2000-2004).

Ne nentor te 2000, TVKLAN nis prodhimin dhe transmetimin e spektaklit “PORTA E FATIT”, llotari kombetare, e cila vinte perpara publikut me elemente spektakli. Kjo llotari u pershi ne spektaklin me te madh per kengen popullore e qytetare “MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE” i prezantuar nga Rudina Magjistari dhe regjisor Bledar Laco. Ky program nisi transmetimin me 20/11/2000 – 21/04/2001. Shifrat rekord ne shikueshmeri dhe insteresimi i publikut, TVKLAN, prodhon nje seri te dyte te “MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE II”, kesaj here si nje tablo me e madhe e kengeve, kultures, traditave dhe folkut te te gjitha trevave shqipare, duke perfshire edhe Kosoven. Skenografia madheshtore i ideua nga skenografi i njohur Bashkim Zahaj. Spektakli u zhvillua ne Studion Nr.2 te TVKLAN, me e madhja ne Shqiperi.

Ne vitin 2002, Studio levizese Nr.1, pasohet nga Studio Levizese Nr.2.

Ne veren e vitit 2007, selia dhe studiot e TVKLAN zhvendosen ne ambientet e medha te Ish-Kinostudios “Shqiperia e Re”, duke ndertuar 4 studio gjigande per superprodhime televizive. Studiot e reja do te mirepresin formatet e reja te programeve “Njerez te Humbur”, “E Diela shqiptare”, “Opinion”, etj.

Aktualisht ne Televizionin Kombetar Klan funksionojne 7 departamente:

  • Departamenti i Informacionit
  • Departamenti i Programacionit
  • Departamenti i Prodhimit
  • Departamenti i Filmit
  • Departamenti i Marketingut
  • Departamenti i Finances
  • Departamenti i Burimeve Njerezore

Programet dhe emisionet aktuale, prodhime 100%, te Televizionit Kombetar Klan:

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare. Arena e politikes shqiptare, ne vitin e tij te 11-te televiziv. Ne sesonin televiziv 2008/9, “Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema. Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio. Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

ZONE E NDALUAR nga Andi Bushati. Ngjarje, vende dhe personazhe, ashtu sic nuk i keni pare kurre me pare. Te zbulosh me shume, nuk eshte kurre e ndaluar. "Zonë e ndaluar" është një emision I cili përmes një dokumentari 30 minutësh trajton histori, ngjarje, apo personazhe që kanë përbërë aktualitet, por që në këtë emision shihen në mënyrë më të thelluar, përmes zërave pro dhe kundër. Gama e temave që prekën është e madhe, nga aktualiteti politik, trajtimi, I cështjeve sociale, kronikës së zezë dhe debatit kulturor. Karakteristikë për “Zonë e ndaluar” është se pas shfaqjes së dokumentarit, gazetari Andi Bushati, fton gjithnjë në studio një oponent të materialit të paraqitur, I cili shpreh opinionet e tij që rëndom bien kundër me linjën e paraqitur gjatë dokumentarit. Sezoni televiziv 2008/9, eshte sezoni i III-te per “Zone e Ndaluar” nga Andi Bushati.

KUTIA, format tv game-show, i blere me te drejta te plota transmetimi ne ekranet shqiptare. Nje game-show e kompanise prestigjoze “Endemol”, qe transmetohet cdo mbremje (e hene-e premte) ne ekranin e Klan dhe qe ka nisur transmetimin ne shtator 2004. Nje program i perditshem qe dhuron vazhdimisht cmime. Emocione, surpriza, humor, show dhe lojtare, te cilet duan te fitojne sa me shume e sidomos Supercmimin prej 10000 euro. Nje format televiziv, nen drejtimin e Enkel Demi, dhe vjen per publikun direkt cdo mbremje.


Programet e blera me te drejta te plota transmetimi nga TVKLAN

TVKLAN, ishte televizioni i pare privat ne Shqiperi qe “luftoi” dhe zbatoi ligjin per te drejten e autorit ne transmetimet e tij. Cdo sekonde i ekranit tone, eshte e blere ne zbatim te ligjit ne fuqi, per te drejten e autorit.

Serialet dhe telenovelat, ne vazhden e programeve te blera, TVKLAN ka lidhur kontrata me te gjitha kompanite me prestigjoze si “Walt Disney”, “CBC Paramount”, “Warner Bross”, “Fox Intl”, “Televisa”, “Globo Tv” “RedeGlobo”, “Raitrade”, “Mediatrade” etj, duke ofruar per publikun seriale, filma kinematografike dhe telenovela me ratings te konsidueshem ne televizonet e huaja ku jane shfaqur. Permendim ketu disa tituj hit si: “Oktapodi”, “Magjia”, “Saint Tropez”, “The Bold and the Beautiful”, “Alias”, “Grey’s Anatomy”, “According to Jim”, “Skllavja Izaura”, “Fletet e jetes”, “Marina”, “Bachelor”, e dhjetera te tjere. Gjithmone kemi zgjedhur dhe do te perzgjedhim prodhimet me te mira nderkombetare, me kenaqesine qe sukseset e huaja, te jene ne shqip edhe per publikun shqiptar nen logon e KLAN.

JETA SIPAS XHIMIT (Jeta sipas Xhimit) eshte nje sit-com me situata komike televizive Amerikane, i cili transmetohet nga kanali televiziv ABC. Seriali komedi filloi transmetimin ne tetor 2001 dhe menjehere arriti nje audience te jashtezakonshme, dhe ne sezonin e dyte u be seriali komik me I ndjekur I kanalit ABC. Por jo vetem atje sit-comi “According to Jim” merr permasa te jashtezakonshme ne shikueshmeri ne te gjitha televizionet, duke siguruar audience te larte ne cdo shtet, si ne: Rusi, Gjermani,Itali, Danimarke, Brazil, Kroaci, Argjentine, Norvegji, Angli, Hungari, Austri, Maqedoni, Irlande, Slloveni, Spanje, Turqi,, Suedi, Finland, Meksike. Aktori kryesor I serialit, eshte aktori me fame boterore, Jim Belushi, me origjine shqiptare, nje aresye me shume qe publiku shqiptar e adhuron kete sit-com. Klan ka marreveshje ekskluzive qe nga viti shtatori 2007, me kompanine “Walt Disney” per transmetimin e te gjitha sezoneve televizive te “According to Jim” per territorin shqiptar.

ANATOMIA E GREIT (Anatomia e Greit), serial hit nga kanali amerikan ABC. Aktualisht ne transmetim ne mbi 100 televizione ne te gjithe botes, si pasoje e suksesit te jashtezakonshem. Seriali fokuson vemendjen tek te rinjte qe duan te behen mjeke, por ne te njejten kohe mjeke qe duan te mbeten njerezore. Intensiteti i drames dhe stresi i stazhit ne menyre perfekte miksuar me anen sentimentale, me jeten e koklavitur te ketyre te rinjve qe jane duke zbuluar se as mjekesia dhe as lidhjet sentimetale mund te percaktohen vetem me te bardhe e te zeze. Jeta e vertete ka shume sfumatura gri… “Grey's Anatomy“ eshte fitues i disa cmimeve prestigjoze „Emmy“ dhe „Golden Globe“. Pese protagoniste, me nje objektiv te vetem: te behen mjeket me te mire te vendit - eshte ky qellimi i Meredith Grey dhe i stafit te saj: koreanes aq shume kapriciose Cristina Yang, rremujaxhiun George O'Malley, per te pasigurten por shume te afte Izzie Stivens, dhe per arrogantin Alex Karev. Klan ka marreveshje ekskluzive qe nga viti shtatori 2007, me kompanine “Walt Disney” per transmetimin e te gjitha sezoneve televizive te “Grey’s Anatomy” per territorin shqiptar.

ALIAS, seriali fitues I 11 cmimeve “Emmy” ku Jennifer Garner, aktoria kryesore eshte cilesuar si e jashtezakonshme dhe fituese e Cmimit “Golden Globe 2007” per rolin e saj ne kete serial teper te vleresuar. Me “Golden Globe” eshte vleresuar dhe skenaristi J.J. Abrams. Te udhetosh rreth e rrotull botes ne fshehtesi. Te luftosh personat keqdashes. Te mundesh me demonet e tu te brendshem. Per spiunen e re SYDNEY BRISTOW, kjo nje dite e zakonshme per punen e saj jo aq te zakonshme si agjente secrete e dyfishte. Akoma edhe me shume te komplikuar e ben situaten edhe drejtuesi I saj I CIA-as JACK, I cili eshte edhe babai I saj I cuditshem. Duke perdorur maskime te ndryshme dhe arme sekrete, Sydney infiltrohet ne boten e rrezikut, duke zbuluar sekretet e familjes, duke u fshehur dhe ne fund te fundit duke dashuruar. Aventurat dhe intrigat ne kete jete vdekjeprurese qe shperthejne, e kategorizojne serialin ne “nje drame te mrekullueshme arratisese”.

“Beautiful”, soap-opera me e ndjekur ne te gjithe boten, vjen per here te pare ne nje ekran shqiptar. Nje kontrate ekskluzive me distributorin amerikan, sjell per publikun nje nga soap-operat me te kushtueshme, me te gjate dhe me te suksesshme ne historine e televizionit amerikan.


PRODHIME – TV KLAN
(te vendosura ne menyre kronologjike):

  • OPINION nga BLENDI FEVZIU (1998 – vazhdon...)
  • TITANIK – telekomedi (dhjetor 1999)
  • GEZUAR NGA SHKODRA (dhjetor 1999)
  • NJE KAFE NE TV KLAN (shtator 1999 – korrik 2003)
  • EDHE UNE DUA TE QESH - telekomedi (dhjetor 2000)
  • DUEL (11 maj – 20 qershor 2000)
  • SPORT & SHOW (shtator – qershor 2000)
  • PORTA E FATIT (nentor 2000 – shkurt 2003)
  • KOPERTINA VIP (2000 – 2007)
  • MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE I (20 nentor 2000 – 22 prill 2001)
  • MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE II (17 janar 2003 – 19 maj 2003)
  • NETE VERE I (2 gusht – 4 shtator 2000)
  • NETE VERE II (19 korrik – 4 shtator 2001)
  • SHOWBIZ (mars 2002 – gusht 2005)
  • NETE VERE III (23 korrik – 2 shtator 2002)
  • NETE VERE IV (22 korrik – 29 gusht 2003)
  • KOMBINAT SHOW (28 nentor 2003 – 11 qershor 2004)
  • GJENIU I VOGEL I (8 mars – 31 maj 2004)
  • KUTIA E FUNDIT (shtator 2004 – qershor 2005)
  • TEK BLLOKU (shtator 2004 – korrik 2006)
  • BLUE (2004 – 2006)
  • TAKSI E REZERVUAR (30 tetor – 31 dhjetor 2004)
  • 100 KENGET E SHEKULLIT (7 mars – 30 maj 2005)
  • KUTIA E FUNDIT (shtator 2005 – korrik 2006)
  • ZONE E LIRE (shtator 2005 – janar 2007)
  • ORA 7 (shtator 2005 – korrik 2006)
  • GJENIU I VOGEL II (18 mars – 5 qershor 2006)
  • STAR AKADEMI I (3 prill – 12 qershor 2006)
  • SUAVEMENTE (19 qershor – 6 gusht 2006)
  • KUTIA E FUNDIT (shtator 2006 – korrik 2007)
  • STAR AKADEMI II (3 prill – 27 qershor 2007)
  • ZONE E NDALUAR nga ANDI BUSHATI (shtator 2006 – vazhdon...)
  • OPINION + nga BLENDI FEVZIU (shtator 2006 – korrik 2008)
  • KUTIA (shtator 2007 – vazhdon...)
  • ALDO MORNING SHOW (shtator 2007 – vazhdon...)
  • KENGET E SHEKULLIT (tetor 2008 – mars 2008)
  • STAR AKADEMI III (prill 2008 – korrik 2008)
  • ME SHUME DASHURI (mars 2008 – vazhdon...)
  • MARATONA E KENGES POPULLORE III (qershor 2008 – shtator 2008)
  • E DIELA SHQIPTARE (shtator 2008 - ...)
  • NJEREZ TE HUMBUR (shtator 2008 - ...)

dhe prodhimet vazhdojne...


CO-PRODUKSIONE
(te vendosura ne menyre kronologjike):

  • MISS ALBANIA 2000
  • MISS SHQIPERIA 2000 - BUTRINT
  • MBRETERESHA E DETIT 2000
  • MBRETERESHA E DETIT 2001
  • MISS SHQIPERIA 2001 – SHKODER
  • MISS DURRESI 2002
  • E DIELA PER TE GJITHE
  • 13 PER 3 – QUIZ
  • FEST FILM 2000
  • KONCERTI I PEZES 2001
  • KONCERTI I VITIT TE RI 2001
  • DISKU I LIQENIT
  • SAN VALENTINO 2000
  • BELINO & OTHERS
  • CAFE KONCERT
  • DANCE MEETING – DURRES 20002
  • HUMOR PARLAMENTAR
  • NATA E TROKITJEVE NE XHAMA – drame
  • NJERIU VIRTYTI DHE KAFSHA – tragjikomedi
  • VARIETE PURO SHKODRANE
  • NATA E BUJAR QAMILIT – koncert recital
  • ELTON DEDA – koncert recital
  • BERISHA – koncert recital
  • BONEY M & SPIRIT VOICE – koncert
  • KOSTANDINA – koncert
  • SCORPIONS – koncert
  • ANTIQUE DHE TOUCH&GO – koncert
  • NJE NJERI NE DET – tragjikomedi
  • INVA MULA NE BUTRINT
  • NJE MBREMJE ME VIOLINISTIN TEDI PAPAVRAMI
  • SHEKUJ DASHURI – koncert i TOB
  • TRAVIATA – opera
  • DON KISHOTI - balet
  • ZHIZEL – balet
  • GRANDE GALA – koncert i TOB
  • AMBETA TOROMANI – recital
  • ENO BIRKO – recital
  • TANGO – koncert
  • KASTRIOT TUSHA – koncert recital
  • EUGENIO BENATO – koncert recital
  • ANSAMBLI I KENGEVE DHE VALLEVE
  • RINFEST 2002
  • SAKRIFIKIMI I HELENES – opera
  • MARIE KRAJA – festivali nderkombetar operistik
  • SHESHI BALLKANIK – koncert
  • MIKROFONI I ARTE 2001
  • NETET E KLIPIT SHQIPTAR 2002
  • TRE SHAKATE E CEHOVIT – drame
  • MISS SHQIPERIA 2002 - APOLLONI
  • GRAND GALA TOB 2001
  • BLEONA QERRETI – koncert recital
  • TRE TENORET – koncert
  • ROYAL FLUSH – trupa e baletit e TV KLAN
  • TOP MODEL DURRES 2003
  • SONI – koncert recital
  • MIKORFONI I ARTE 2002
  • GRAND GALA 2002
  • MISS SHQIPERIA 2003 – SARANDE
  • INVA MULA NE BUTRIT 2004
  • NETET E KLIPIT SHQIPTAR 2003
  • MIKROFONI I ARTE 2003
  • ANA OKSA & ELSA LILA – koncert
  • WEST SIDE FAMILY – koncert recital
  • MARATONA E PUPUJVE – NENE TEREZA
  • BRIKEL GUGA – konert jazz
  • KENGA MAGJIKE 2003
  • DUA NJE GENJESHTAR – telekomedi
  • VALLEZIM NE FUND TE VITIT 2004
  • JA KU JAM – ARDIT GJEBREA – koncert
  • MISS & MISTER ALBANIA 2004
  • MIKROFONI I ARTE 2004
  • KONCERTI I VITIT TE RI 2004
  • MAGJIKE 2004 - PRISHTINE
  • CMIMET KULT 2005
  • MISS & MISTER ALBANIA 2005
  • MISS GLOBE INTERNATIONAL 2005 - DURRES
  • MIKROFONI I ARTE 2005
  • KENGA MAGJIKE 2005
  • MESHA E KRISHTLINDJEVE 2005
  • KAFE KONCERT 2005
  • TRE TENORET 2005
  • TE DUA – SHEN VALENTIN 2005 – koncert
  • CMIMET KULT 2006
  • EURO GRAND PRIX – festival
  • GORAN BREGOVIC NE TIRANE – koncert
  • DANCE MBI GEZHOJA – koncert
  • INVA MULA NE SHKODER – koncert
  • MISS GLOBE INTERNATIONAL 2006 – BUTRINT
  • KENGA MAGJIKE 2006
  • MISS & MISTER ALBANIA 2007
  • INVA MULA LIVE NE GJIROKASTER – koncert
  • MISS AMBASADORIA E SHQIPERISE 2007
  • VASILIS SALEA LIVE NE TIRANE
  • KENGA MAGJIKE 2007
  • MOZAIKAL 7
  • GRAND BALLO 2008
  • KENGA MAGJIKE 2008

dhe prodhimet vazhdojne....



TV KLAN, GJITHMONE I PARI!

Klan Lajme  Programe TV
03:00 FAKTORI I KONTROLLIT film
04:30 QYTETI SIUKS film
06:10 KARAIBET 3 film
08:00 LULEKUQET MBI MURE film shqiptar
09:45 GJENIU I VOGEL 3 talent show nata 10 R
12:00 LAJME
12:20 GJENIU I VOGEL 3 vazhdimi
13:30 E DIELA SHQIPTARE show LIVE
15:30 LAJME & MOTI
16:00 E DIELA SHQIPTARE show LIVE
19:30 LAJME & MOTI & MOTI
20:10 DANCELIFE serial premiere, ep.4
20:50 HISTORI ME ZHURMUES emision LIVE
23:00 LAJME & MOTI
23:40 BLUE emision LIVE
01:15 TRISTANI DHE ISOLDA film
© 2010 TV KLAN. Të gjitha të drejtat të rezervuara.
TvKlan.tv web site zyrtar i TV Klan.